Google search engine
Home Politike Sondazhi/ LSI disfatë të thellë më 25 prill, PD vijon t’i rrëmbejë...

Sondazhi/ LSI disfatë të thellë më 25 prill, PD vijon t’i rrëmbejë vota, PS favorite për të fituar zgjedhjet, ja rezultatet e fundit

0
419

Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 prillit prite të pësojë disfatë të thellë. Dje MRB dhe Euroneës Albania publikuan sondazhin e radhës, ku PD dhe PS vijojnë të ruajnë qëndrueshmërinë dhe ajo që humbet më shumë është padyshim LSI. Votat e saj duket se shkojnë te PD. Nëse zgjedhjet e 25 prillit do të mbaheshin të dielën e ardhshme, atëherë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të merrnin pjesën dërrmuese të votave, pasi arrijnë gati në 90% në total. Sondazhi i katërt kombëtar me intervista të realizuara në harkun kohor 7 mars – 31 mars, parashikon se 49% e votave do të shkojnë për PS dhe 40.5% për PD. Pjesë e parashikimit janë përfshirë jo vetëm ata që e deklarojnë votën e tyre, por edhe votuesit e papërcaktuar përmes një analize me pyetje specifike për të kuptuar se ku do të shkojë vota e tyre. Sipas parashikimit, Lëvizja Socialiste për Integrim del se në rang kombëtar do të marrë 6% të votave, kurse 4.5% do t’u takojë forcave të tjera më të vogla politike që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Parashikimi i rezultati: PS – 49%; PD – 40.5%; LSI – 6%; Krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, ka një rritje me 11.6 pikë të PD dhe një rënie me 8.3 pikë të LSI, të cilat gjithashtu në zgjedhjet e kaluara garuan të ndara. Ndërsa PS, e cila në ato zgjedhje mori 48.3% të votave, ka një rritje të lehtë prej 0.7%. Rënia e madhe e LSI vihet re dhe në ndryshimet në krahasim me sondazhin e parë të MRB për Euroneës Albania. Nga 11.2% që ishte parashikimi, ka zbritur në 6. Për PS, ka një rritje të vogël pasi nga 47.3% ka shkuar në 49%, kurse për PD rritja është e fortë pasi nga 34.4% ka shkuar në 40.5%.

Ja si bie LSI

Nga sondazhi i parë kombëtar i realizuar nga MRB për Euroneës Albania më 21 janar deri në sondazhin e katërt të publikuar sot më 8 prill, dy partitë e mëdha, ajo Socialiste dhe Demokratike janë rritur. Por nga ana tjetër diferenca mes dy partive kryesore është ngushtuar ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka pasuar rënie të fortë. Hendeku mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike nga sondazhi i parë që ishte me 13.6% është ngushtuar në 7.6%. Kurba e mbështetjes së PS njohu një rënie të vogël në sondazhin e dytë ku nga 41.8% shkoi në 39.9% dhe më pas në sondazhin e tretë shkoi në 41.3% për të përfunduar në sondazhin e fundit në nivelin e 43%. Nga ana tjetër, PD e nisi sondazhin e parë me një pëlqim prej 28.2% në prirjen e votës për të shkuar në 30.6% në të dytin dhe 30.8% në sondazhin e tretë dhe tashmë ka shkuar në sondazhin e katërt në 35.4%. Për LSI, kurba e ndryshimit është në rënie ku nga 10.3% të votave që kishte në sondazhin e 21 janarit, në sondazhin e fundit ka shkuar në 5.2%, duke shënuar në total një rënie prej 50% të mbështetjes. Ndërkohë që mbështetja për forcat e tjera ka mbetur në nivelin nën 4%, në sondazhin e fundit vihet re që përqindja e të pa përcaktuarve ka rënë duke bërë që më shumë njerëz të pozicionohen në prag të mbajtjes së zgjedhjeve. Pikërisht kjo shpjegon që rritja e PD dhe PS është më shumë përqindje se sa vetë rënia e LSI.

Sondazhi i “Top Channel”

Shifra të afërta ka nxjerrë dhe një sondazh i zhvilluar nga televizioni Top Channel me kompaninë IPSOS. Sipas tij, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel PS do të merrte 48.4 për qind të votave. Në baz ëtë këtij sondazhi PD do të marrë 39.3 për qind të votave, ndërsa LSI kuotohet te 5 për qind e votave. Ajo që bie në sy është se LSI ka një rëndie drastike, krahasuar me vitin 2017 kur mori 14 për qind të votave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here