Google search engine
Home Aktualitet Mbetet në burg Zani Caushi, gjykata e Korçës rrëzon kërkesën për liri...

Mbetet në burg Zani Caushi, gjykata e Korçës rrëzon kërkesën për liri me kusht

0
224

Përfundon pas 45 minutave seanca në Gjykatën e Korçës për Zani Caushin, i cili mbetet në burg. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij për të përfituar lirimin me kusht ndërkohë që pritet zbardhja e vendimit.

Nga ana tjetër Zani Caushi jë prej emrave të njohur të botës së krimit i konsideruar si “i forti i Çoles”, në ditët në vijim ka një tjetër seancë të ndryshimit të llojit të sigurisë së burgut.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura ndërkohë që u shqyrtua nga gjyqtari Selaudin Pysqyli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here