Në Shqipëri ka nisur vaksinimi masiv kundër sëmundjes Covid-19. Ka personazhe të njohur që kanë dalë kundër kësaj vaksine dhe i mëshojnë teorive të ndryshme në televizione. Gazetari investigativ Artan Hoxha tregoi dhe me të papriturën që u përball babai i tij para disa ditësh. Ai tha se nuk donte ta bënte vaksinën pasi kishte dëgjuar konspiracione për efektet negative që përcjell.
“Një nga teoricienët që merret me këto konspiracionet foli për vaksinat para dy ditësh. Babit tim i kishte ardhur radha për tu vaksinuar dhe gjëja e parë që më tha është se dëgjova filanin në televizor, si tja bëj, mos ta bëj vaksinën.
Mu desh ta bindja se mos i besojë shumë se ai nga një qytet afër nesh është mos i besojë shumë. Ky maksimumi Qafën e Qarrit njeh nuk shkon më shumë.(Qesh) I thashë babit shko bëj vaksinën pastaj dëgjoje këtë”, tha Artan Hoxha.










































