Google search engine
Home Aktualitet U shoqërua mbrëmjen e djeshme nga policia, flet njëri prej kontrollorëve: Më...

U shoqërua mbrëmjen e djeshme nga policia, flet njëri prej kontrollorëve: Më kanë sekuestruar telefonin, ja çfarë firmosa

1
269

Një nga kontrollorët që u shoqërua mbrëmjen e djeshme nga policia ka folur për News24 pas daljes nga Drejtoria e Policisë Tiranë. Ai tha se ndodhej në polici prej orës 23:00 të ditës së mërkurë ku kishte plotësuar një deklaratë për veprimet e kryera. Kontrollori Pirro Lako tha se policia i kishte sekuestruar telefonin, por se nuk dinte arsyen.

-Sa orë qëndruat i shoqëruar në Drejtorinë e Tiranës?

Që nga ora 11 e darkës.

-Çfarë ju komunikua?

Thjesht për një pyetje, plotësoni deklaratën për veprimet tona, pse deklaruam paaftësinë. Mua më bënë pyetje të thjeshta, thjesht më kanë mbajtur telefonin, nuk e di pse. Nuk e di a kanë të drejtë ta hapin telefonin dhe ta mbajnë, por aty jemi pambrojtur.

-Firmosët diçka?

Firmosa deklaratën dhe një procesverbal për telefonin.

-Telefoni është aktualisht i sekuestruar?

Po i sekuestruar. Nuk e di, nuk është se të thonë shumë, thjesht do kalojë në prokurori.

1 COMMENT

  1. Ah, more kontrollor, ju doni nje formalitet per te treguar te verteten. Po si ka mundesi more qe vetem xhaxhi ju a dinte ju debilave, vetem ai u vinte hakut. Qenkeni te stresuar se zhvatni parate e qytetareve per komandimin e qiellit. Po perse more kush ju a beri peshqesh qiellin, likja apo sala?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here