Google search engine
Home Aktualitet Pas turqve vijnë dhe 8 kontrollorë të tjerë nga vendi fqinjë, të...

Pas turqve vijnë dhe 8 kontrollorë të tjerë nga vendi fqinjë, të huajt marrin nën kontroll Rinasin

0
293

Kontrollorë të ardhur nga Turqia pritet të zënë vendin e kolegëve shqiptarë, të cilën braktisën punën në “Albcontrol”, duke bllokuar që prej ditës së djeshme fluturimet në Aeroportin e Rinasit.

Bëhet me dije së kanë mbërritur në zyrat e Albcontrol edhe 8 kontrollorë grekë.

Sjellim në vëmendje që sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije rinisjen e fluturimeve esenciale, ndërsa paralajmëroi se nesër do të rikthehen ato komerciale.

Ministrja u shpreh se sot do të kryhen vetëm fluturimet emergjente që lidhen me çështje humanitare, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here