Google search engine
Home Bota Paralajmërimet për luftë! Zbardhet telefonata URGJENTE mes Merkel dhe Putin

Paralajmërimet për luftë! Zbardhet telefonata URGJENTE mes Merkel dhe Putin

0
214

Pas kërcënimit nga ana e Ukrainës se mund të pushtojë Kremlinin, reagoi kjo e fundit e cila u përgjigj me të njëjtën monedhë. Për të mbrojtur jetën e qytetarëve në lindje të Ukrainës dhe kjo pas paralajmërimit të shtetit ukrainas, ka ardhur reagimi i kancelares gjermane. Mësohet se Angela Merkel ka telefonuar menjëherë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Bëhet me dije se gjatë kësaj telefonate të dy zyrtarëve, është diskutuar për rritjen e tensioneve në Ukrainën lindore dhe për rastin e burgosjes së liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Këtë telefonatë e ka bërë të ditur Kremlini i cili tregoi edhe arsyet. Ndër të tjera mësohet se Putin dhe Merkel, kanë diskutuar edhe për konfliktin në Siri dhe krizën politike në Libi.

“Presidenti i Rusisë dhe kancelarja e Gjermanisë shprehën shqetësim rreth përshkallëzimit të tensioneve në juglindje të Ukrainës. Putin foli për veprimet provokuese të Kievit, i cili kohët e fundit e ka përkeqësuar me qëllim situatën në vijën e frontit”, tha Kremlini.

Përplasjet midis separatistëve pro-Rusisë dhe forcave ukrainase janë shtuar ndjeshëm, ndërsa frikën e luftës së madhe e ka nxitur një ndërtim ushtarak rus në kufi me Ukrainën. Konflikti midis këtyre dy vendeve shpërtheu më 2014, pasi Moska aneksoi gadishullin e Krimesë. Nga konflikti janë vrarë më shumë se 13.000 persona.

Kievi dhe Perëndimi kanë akuzuar Rusinë për mbështetjen e separatistëve me armatim dhe trupa. Pretendimet në fjalë janë mohuar vazhdimisht nga Moska, ndërsa që nga viti 2015, Franca dhe Gjermania kanë ndërmjetësuar bisedimet e paqes, por ato nuk kanë arritur t’i japin fund luftimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here