Google search engine
Home Politike Mbërrijnë 100 mijë vaksina të tjera, Rama jep mesazhin e fortë kundërshtarëve...

Mbërrijnë 100 mijë vaksina të tjera, Rama jep mesazhin e fortë kundërshtarëve politikë

0
234

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka reaguar për mbërritjen e vaksinave të tjera anti-Covid në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Rama thekson se kanë ardhur 100 mijë doza të tjera, pas 24 orësh vonesë, pas pezullimit të fluturimeve.

“Aeroporti Nënë Tereza – Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid
Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here