Kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur përmes një postimi në rrjetet sociale presidentit Ilir Meta lidhur me situatën e krijuar në Rinas.
Meta në një reagim më herët u shpreh se ndërprerja e punës nuk është zgjidhje, por për kryeministrin Rama kjo deklaratë “nuk pi ujë”.
Sipa tij Meta është një nga dy nxitësit që qëndron pa kësaj.
“Ilir, dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë!Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit! T’i harrosh të dyja!”, shkruan Rama.








































