Ngjarja e rëndë/ Tentoi të përdhunojë të renë në mes të Tiranës

    0
    331

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, ku një 33-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një vajzë.

    Sipas BW, 33-vjeçari Gj. Koleka e përndiqte prej kohësh 32-vjeçaren dhe dje ka tentuar ta përdhunojë në zonën e 9-katësheve.

    I riu ka shkuar te dyqani i vajzës dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

    Vajza i ka shpëtuar nga duart të riut dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Para uniformave blu ajo ka thënë se 33-vjeçari ka ushtruar dhune fizike ndaj saj shume herë, si dhe e ka përndjekur prej kohësh.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here