Një studim i ri në Turqi tregon se vaksina e firmës kineze Sinovac krijon mbrojtje ndaj COVID-19 tek mbi 97% e të vaksinuarve.
Në këtë përfundim është arritur në studimin më të fundit të kryer nga Universiteti Xhelal Bajar i Manisës, që shquhet për kërkime shkencore në fushën e mjekësisë.
Mediat turke shkruajnë se Sinovac krijon imunitet të lartë sidomos tek gratë në 99.2% të rasteve. Tek meshkujt, ky nivel ishte 3.5% më i ulët dhe arrinte një nivel prej 95.7%.
































