Nis vaksinimi i policëve në burgje, lajmin e jep ministrja Gjonaj

    0
    224

    Ndërsa procesi i vaksinimit masiv vijon me ritme mjaft të shpejta, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, bën me dije se tashmë ka nisur edhe vaksinimi i i stafit të Policisë së Burgjeve.

    Me një njoftim në Facebook, Ministrja Gjonaj shprehet se policët e burgjeve po i nënshtrohen të njëjtit trajtim si forcat e Policisë së shtetit dhe se vaksinimi është me prioritet maksimal për këtë kategori.

    Gjonaj shprehet se vijon paralelisht edhe vaksinimi i personelit mjekësor të burgjeve, ku deri tani janë vaksinuar 160 punonjës në mbarë vendin.

    “Deri më sot janë vaksinur 160 persona nga stafi shëndetësor i burgjeve dhe ka filluar vaksinimi i gjerë i punonjësve të stafit të policor të sigurisë të sistemit penitenciar në vend”, shkruan ministrja.

    Duke filluar nga data 4 Prill 2021, personeli policor i ngarkuar me ruajtjen e sigurisë në burgjet e vendit, ka nisur procesin e vaksinimit dhe IEVP-të e para që i janë nënshtruar injeksioneve anticovid kanë qenë ato të Rrogozhinës, Krujës, Durrësit, Kavajës, Beratit, Tepelenës, Fushë Krujës, Lezhës, etj.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here