Fleta e votimit u vendos nga Kolegji Zgjedhor të jetë me numra dhe për të shmangur çdo paqartësi apo konfuzion të votuesve në ditën e votimit, në çdo qendër në mure do të afishohen postera të mëdhenj si edhe fletë palosje me qëllim informimin e çdo qytetari për numrin që i korrespondon çdo kandidati. Edhe partia Bindja demokratike ka ndryshuar logon, pas kërkesës së PD se e kishte të ngjashme me të sajën dhe se sillte konfuzion tek votuesi.
Ja se si duket fleta e votimit në çdo qark.

































