Ish-deputeti Aqif Rakipi është aksidentuar mbrëmjen e sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë stadiumit “Air Albania”. Mësohet se Rakipi po udhëtonte me një automjet të llojit “Mercedez Benz” të zi, në momentin që është përplasur me një tjetër mjet të të njëjtit lloj, por me ngjyrë portokalli të ndezur.
Në fotot e publikuara nga Panorama, shihet se Rakipi qëndron në këmbë pranë mjetit të tij. Fatmirësisht nga kjo përplasje nuk ka pasur persona të lëdnaur, por vetëm dëme materiale.

































