‘A e keni bërë vaksinën?’, gazetari vë në ‘siklet’ Bashën, ja si përgjigjet kryedemokrati

0
244

I ftuar në Syri TV, Basha u pyet nëse e ka kaluar Covid-19 dhe nëse është vaksinuar. Për të parën kreu i PD-tha se nuk e ka bërë testin seriologjik, ndërsa për pyetjen e dytë ai tha se nuk është vaksinuar.

Pjese nga biseda: 

Gazetari: A e keni kaluar Covid-19?

Basha: Unë, nuk…Duhet të shkoj të bëj seriologjikun.

Gazetari: E keni bërë vaksinën?

Basha:Jo nuk jam vaksinuar.

Gazetari: Dhe i bëni këto takime që bëni?

Basha: Të gjitha takimet e fushatëës time janë me protokoll anti-Covid. Nëse e ke fjalën për pritjet spontane që më bëhen, dua t’iu them se nuk ka njeri t’i kontrollojë entuziasmin e njerëzve për të larguar këtë qeveri dhe kryeministër. Ejani me mua dhe përpiquni ju ta ndaloni. Unë jap dy mesazhe të shkurtra, i them të vendosin maskat dhe të respektojnë distancat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here