Google search engine

    Rama nxjerr fotot nga mitingjet e PD-së në kohë pandemie: Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si një provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill

    0
    231

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” një fotografi nga radhët që mbajnë qytetarët për të bërë vaksinën ndaj Covid dhe një tjetër nga mitingjet e Partisë Demokratike.

    Rama shprehet se ndërsa qeveria vaksinon njerëzit, PD vazhdon që të infektojë masivisht qytetarët e vendit. Ai shton se 25 prilli ndan qytetarët, nëse janë për shëndetin apo për pushtetin e Berishës, Kryemadhit dhe Bashës.

    Postimi i kryeministrit Rama:

    Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill

    Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;

    Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë;

    Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;

    Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet…

    *Vaksinimet në Koplik dhe infektimet në mes të Tiranës

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here