Prej kësaj të premte në orën 15.00 nis vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit në sheshin “Skënderbej”.
Sipas ministres vaksinimi i kësaj kategorie do të vijojë çdo ditë në këtë fashë orare deri në përfundim të të gjithë procesit.
Për këtë kategori do të përdoret vaksina kineze “Sinovac” dhe po ashtu edhe për efektivët e policisë. Për këta të fundit procesi i vaksinimit nis të shtunën po në sheshin “Skënderbej”.
Ndërkaq, radha do të jetë e vaksinimit të punonjësve të hoteleve dhe grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri.









































