Google search engine

    Sherr mes vëllezërve, 12-vjeçari godet me mjet prerës vëllain më të rritur

    0
    253

    Një 12-vjeçar ka plagosur me mjet prerës vëllain e tij më të madh pas një sheri me njëri-tjetrin.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysen Xhura ” në kryeqytet. S. O., 17 vjeç është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    “Rreth orës 13:30, në rrugën “Hysen Xhura”, janë konfliktuar për motive të dobëta 2 vellëzër me njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit një shtetas i mitur 12 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij me iniciale S. O., 17 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, bën të ditur policia.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here