Google search engine

    Iu gjetën 18 thasë më ilaçe, kokainë dhe mijëra euro në shtëpi, përfundojnë në pranga dy shqiptarët në Athinë

    0
    260

    Dy shqiptarë u arrestuan gjatë një operacioni anti-droge nga oficerët e policisë në Athinë dhe Galatsi.

    Media greke raporton se policia ka kryer kontrolle në banesat e tyre ku ka gjetur dhe sekuestruar 1,315 gram kokainë, 18 thasë me ilaçe, 2 peshore precize, shumat prej 15,020 euro dhe 241 dollarë, 7 celularë.

    Të dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës për t’u njohur më pas  me masën e sigurisë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here