Google search engine

    Gazetarja Genta Popa merr live dozën e parë të vaksinës, Silva Bino i futet në mes të edicionit të lajmeve

    0
    337

    Vaksinimin e gazetarëve, e ka bërë ‘sefte’ gazetarja e Top-Channel, Genta Popa. Vetë shefja e departamentit të epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, bashkë me një vaksinatore, u paraqit në edicionin e lajmeve të orës 15:00 në Top-Channel për të injektuar LIVE gazetaren Popa.

    Totalisht jashtë planit të vaksinimit, pasi vetë ministrja Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama deklaruan se do të nisnin vaksinimin e gazetarëve të terrenit, Popa mori dozën e parë të vaksinës kineze dhe bashkë me Binon, shfrytëzuan edicionin e lajmeve për të bërë një promocion. Madje Popa, kujtoi edhe humbjen e Kujtim Prodanit nga Covid-19, familjarin e saj.

    Pjesë nga biseda:

    Genta Popa: Kujtoj dhe unë them në këtë moment se më vjen në mend familjari im i dashur Kujtim Podani, i cili humbi jetën nga Covid-19….me siguri edhe ju keni ndonjë familjar që ka humbur betejën me Covid-19, kështu që le të kemi besim tek vaksina. Apo jo zonja Bino?

    Silva Bino: Unë u emocionova shumë Genta…

    Genta Popa: Le të përpiqemi të jemi sa më humanë sepse kjo është detyra jonë. Keni humbur dhe ju nga fusha e mjekësisë, keni humbur kolegët tuaj.

    Silva Bino: Patëm shumë miq që humbën jetën dhe ky është një çast shumë i rëndësishëm….ju falenderoj

    Genta Popa: Shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë për të gjithë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here