Google search engine

    Bie zjarr në një kopësht në Shkodër, digjet kuzhina, evakuohen fëmijët

    0
    345

    Kuzhina e një kopështi në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme duke rrezikuar jetën e fëmijëve që janë aty.

    Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Top-Channel, zjarri ka shkaktuar dëme materiale në kuzhinën e këtij kopështi por fatmirësisht, jo në njerëz.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash”, dhe siç raportohet paraprakisht, shkak është bërë shpërtimi i një bombole gazi. Fëmijët janë evakuuar në kohë duke i shpëtuar zjarrit dhe tymit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here