Gjatë vizitës së tij në Kukës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një familje kuksiane ku ka konsumuar edhe drekën me ushqime tradicionale të kësaj zonë.
Lulzim Basha: Çfarë po përgatit aty?
Midie Gjana: Ja, fli.
Lulzim Basha: Fli? Flinë e famshme. Kjo është tradita e trevës.
Midie Gjana: Kjo është më e preferuara e zonës.
Lulzim Basha: Edhe unë e kam shumë të preferuarën timen.
Midie Gjana: Andej nga ju ka byrek.
Kryefamiljarja Midie Gjana, në bisedën që pati me Bashën shprehu disa probleme që kanë banorët e kësaj zone. Ajo tha se papunësia është
një nga shkaqet kryesore të emigrimit të njerëzve, e cila vet ajo po e vuan me djemtë e saj që i janë larguar jashtë.









































