Kandidatët nuk mund të fshihen pas numrave ka thënë në mbledhjen e Komitetit Shtetëror të Zgjedhjeve për fletën e votimit, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Ivi Kaso.
PD kërkon që në fletën e votimit të jetë dhe emri e mbiemri i kandidatit për tu votuar
Kaso ka hedhur akuza ndaj PS duke thënë se deri pak muaj më parë ‘dashuronin’ listat e hapura kurse tani duan të fshehin kandidatët pas numrave.
“Ka një parim sa i përket çështjessë zgjedhjeve, që shpesh të kemi tendencë tek pjesae tifozllëkut në politikë. Pavarësisht se jemi juristë, ne jemi përfaqësuesë poltiikë, nuk duhet të jetë ajo udhërrëfyesi jonë në vendimmarrje, aq më tepër vendimmarrje delikate siç është fleta e votimit.
Zgjedhjet janë në fillim për zgjedhësit, më pas për partitë politike. Në zgjedhjet e fundit ishte ODIHR që çel raportin evëzhgimit me këtë parim, duke ia sjellë në vëmendje jo vetëm subjektit garues, sepse ishte pa standarde pasi nuk garantote interesin e zgjedhësit.
Ta kthejmë fokusin tek interesi i zgjedhësit. Në momentin kur definon, në mënyrë shteruese përmbajtjen e fletës së votimit. Fleta e votimit duhet të jetë e qartë, e kuptueshme, dhe ta ketë të lehtë orientimin për subjektin dhe kandidatin. Afërmendsh. Si identifikohet kandidati me emër apo me numër. Njerëzit identifikohen me emra, dhe jo me numra. çudi e madhe që subjektet që ishin dashnorë të listave të hapura, duan të fshehin kandidatët pas numrave.
I hapët listat, ndërhytë në Kushtetutë në mënyrë të njëanshme, në Kodin Zgjedhor, me pretekstin për lista të hapura, lista të hapura ka kur kandidati identifikohet me emër dhe mbiemër. S’ka shans që mos ketë lista kuptueshmëri. Propozimi juaj që fleta e votimit duhet të përmbajë emrin dhe mbiemrin e kandidatit të regjistruar, është i pranueshëm, dhe shprehim parapëlqimin tonë.”- tha Kaso.
Edhe Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se vendosja e emrave të kandidatëve shkon në përputhje me Kodin Zgjedhor.
“Vlerësimi i fletës së votimit ku kandidatët janë të shënuar me emra shkon në përputhje me Kodin Zgjedhor. Shënimi i emrave në qendrat e votimit është më ndihmues për zgjedhësit dhe për të mos qenë konfuz në ditën e zgjedhjeve. Të tre variantet, do të ishin në përputhje me kodin Zgjedhor. Ne vlerësomë që varianti i propozuar shkon në përputhej të plotë me kodin zgjedhor. Ai imponon që zgjedhje në lidhje me përmbajtjen e fletës së votimit”, tha ai.
Ndërsa Eridian Salianji i PS-së tha se për shkak të tejngarkimit të fletës së votimit, ajo mund të bëhet me numra.
“Kërkojmë zbatimin e ligjit, një pjekuri në mënyrën e vendimarrjes. ne nuk kemi thënë që jemi kundër me emra, po kemi thënë mënrya se si sot po figrohet gara në zgjedhje nga nr i kandaitë e bën të pamundur nr e fletës së votimit. Nëse do ishte kjo fleta e tiranës, do ishte qartë dhe jo siç thotë ligji tejet e ngarkuar. Nëse nuk do ishte e tejngakruar, patjetëtr që ne do ishim për me emra. PO mes rrëmujës dhe rregullit ne kemi zgjedhur rregullin. Prandaj kërkojmë që ju si komisioner para se të merrni vendimin të rikonsideroni aktin tuaj”, tha Salianji








































