Google search engine

    Sërish kokainë në kontenierët e bananeve nga Ekuadori/ Arrestohet babai i biznesmenit Arbër Çekajt

    0
    286

    Në Portin e Durrësit, Policia ka sekuestruar në një kontejner me banane 49 kilogramë kokaine. Në pranga është vënë administratori i firmës që posedonte kontejnerin Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt, i arrestuar po për drogë.

    “Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “MERSIN”.

    Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin S. Ç., të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

    Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi S. Ç., banues në Sauk, Tiranë.Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi S. Ç., banues në Sauk, Tiranë“, njofton policia.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here