Google search engine
Home Lifestyle A do vazhdojë të jetë në ekran? Kandidon për deputete në listat...

A do vazhdojë të jetë në ekran? Kandidon për deputete në listat e PD-së, moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ bën publike planet e saja

0
260

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Ori Nebijaj kandidon për deputete në zgjedhjet e 25 prillit në listën e PD-së në Tiranë.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, Ori Nebijaj shpreh e bindur se Partia Demokratike do të marrë të paktën 20 deputetë në Tiranë, ku dhe vetë kandidon.

E pyetur nëse do të vazhdojë të jetë në ekran, Ori u përgjigj: “Ky ishte një moment i mirë për mua, duke qenë aktivisht në politikë, për të kandiduar dhe për të qenë në listë, sepse edhe pjekuria ime politike në angazhimin që unë kam pasur prej vitesh tashmë në strukturat e partisë, që ka filluar që në forumet e partisë. Më pas si zëdhënëse e PD-së, ku pata mundësinë që për të paktën 3 vite ta njihja mirë se organizohej partia, si funksiononte.

Media ka qenë si një plotësim i një dëshire që unë e kam pasur që e vogël, por asnjëherë nuk ka qenë objektiv i jetës sime dhe angazhim me kohë të plotë.

Ekranin e kam ende, sepse ky është një pakt aktualisht me një kontratë që unë e kisha dhe që mund të vazhdoj ta kem deri pas 25 Prillit.

Orin pas datës 25 do ta shihni në Parlament.”, u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here