Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për tubimet e kreut të PD-së Lulzim Basha me një foto të postuar nga takimi i liderit të PD-së në Korçë dhe procesin e vaksinimit në Tiranë.
Ai thotë se uron që njerëzit pas 2-3 javësh të mos përfundojën spitaleve “për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut”.
POSTIMI I RAMES
“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.
Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku🤮
*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv👎
(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut🙏)








































