Një sherr banal për shkak sa nuk është kthyer në një ngjarje të rëndë në zonën e Brrylit në kryeqytet. Mësohet se dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerr thikën duke e lënduar tjetrin.
Personi që ka qëlluar me thikë ka qenë duke udhëtuar me makinë me disa familjarë të tij, në momentin kur pas një sherri verbal me drejtuesin e një motori, ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar atë me thikë.
I riu me motor nuk ka pësuar plagë të rënda, ndërsa të dy janë shoqëruar në polici për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.









































