Google search engine
Home Politike PD i përgjigjet Ramës: E ka bërë nervoz humbja e zgjedhjeve

PD i përgjigjet Ramës: E ka bërë nervoz humbja e zgjedhjeve

0
217

Partia Demokratike ka reaguar sërish pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me mitingjet e Partisë Demokratike.

PD thotë se është një parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën.

Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë.

Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale.

PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike.

Në 25 prill rama do të humbë dhe Shqiperia do të fitojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here