Ditën e djeshme, një ndër figurat më të njohura të ekranit shqiptar, Turjan Hysko, festoi ditëlindjen e tij.
Për të gjithë ata që janë kuriozë për të ditur sa vjeç është Turi, po ju bëjmë me dije se producenti i njohur mbushi dje 36 vite.
Të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar Turin nëpërmjet postimeve, mesazhe që ai i ka publikuar në InstaStory. Mirëpo, urimi më i veçantë i erdhi nga partnerja e tij që do ta bëjë baba për herë të parë, Orinda.
Krahas fotos së producentit me dy tortat e ditëlindjes, ajo shkruan “Të dua”, teksa e shoqëron me këngën e Beyonces, “Daddy Lessons”, ku mund të dëgjohen fare qartë fjalët “Daddy’s little girl”.
Pra, sapo u konfirmua: Turi dhe Orinda do të bëhen me vajzë!










































