Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur këtë të mërkurë ku sipas kryetares Mira Rakacolli situata në vend paraqitet e stabilizuar por me një tendencë të lehtë.
“Shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë, prandaj mendojm që masat e propozuara për tu rishikuar në afatin që u la në mbledhjen parardhëse të rishikohen në atë afat. Duke u bazuar në shifrat e infeksionit SARS-COV-2 në grupmoshën 15-20 vjecc dhe duke marrë parasysh rezultatet që janë arritur me vaksinimin masiv, sidomos tek arsimtarët, në kushtet e momentit që zhvillohet viti akademik maturat të fillojnë mësimin në klasë”, tha Rakacolli.
“Është bërë një ritual vlerësimi i masave. Sot do të shqyrtojmë periudhën nga 17-30 mars. Incidence dy javore ka pësuar një zbritje. Mesatarja gjithashtu. Totali i rasteve aktive ka pësuar zbritje gjithashtu. Ne akoma nuk jemi të kënaqur sepse për të gjithë ata që ndjekin nga afër situatën, objektivi është të shkojmë shumë më poshtë. Numri i bashkive të prekura ka pësuar rritje, e cila ka shkuar në 40. Mesatarja e shtrimeve në spitale ka pësuar ulje. Numri i të intubuarve ka pësuar ulje. Një numër më i pakët është ai i vdekjeve. Kjo situatë në krahasim me atë çfarë ne vlersuam herës së kaluar, ka disa ndryshime që mund të jenë të vogla, por në tërësinë e vet, ne mendojmë se mbetet një situatë me numra të kontrolluar, por sërish delikate. Ne kemi një shkak për tu ndjerë më mirë, atë të nisjes së vaksinimit masiv. Deri dje janë kryer 21 mijë e 536 vaksina dhe numri ka arritur në total në 100 mijë. Që prej fillimit të fushatës janë janë kryer në total 119 mijë e 321 vaksinime”, u shpreh drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico.








































