Google search engine
Home Aktualitet Hetoi Ardian Çapjan dhe mori kërcënime, merret në mbrojtje prokurori Ritvan Sukaj

Hetoi Ardian Çapjan dhe mori kërcënime, merret në mbrojtje prokurori Ritvan Sukaj

0
299

Prokurori Ritvan Sukaj që hetoi Ardian Çapjan është marrë zyrtarisht në mbrojtje.

Një ditë më parë u bë e ditur se ai ka marrë kërcënime në lidhje me këtë çështje. Sukaj është njeriu kyç që ka hetuar për tre vite veprimtarin e Ardjan Çapjas dhe familjarëve të tij.

Ardian Çapja u arrestua dy ditë më parë nga forcat RENEA, pasi akuzohet si një nga autorët e vrasjes së dyfishtë të babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012. Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim nipin e tij, Florenc Çapja.

Uniformat blu bëjnë me dije se në momentin e kapjes, iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here