Google search engine
Home Bota Foto/ 63-vjeçarja humb jetën 30 minuta pasi mori vaksinën AstraZeneca, mjekët zbulojnë...

Foto/ 63-vjeçarja humb jetën 30 minuta pasi mori vaksinën AstraZeneca, mjekët zbulojnë se ajo vuante nga probleme kardiake

0
268

Një grua 63-vjeçare nga Ilioni i Greqisë, humbi jetën dje në mesditë rreth 30 minuta pasi u vaksinua me AstraZenecën.

Mjeku ligjor, Nikos Kalogrias i cili bë autopsinë e të moshuarës tregon për protothema.gr se një “imazh makroskopik i një infarkti të vjetër të miokardit dhe edemës pulmonare u gjet nën hetimin e mëtejshëm laboratorik”.

Në këtë rast u zbulua një sulm i vjetër në zemër dhe edemë pulmonare, gjithsesi janë dërguar mostra për ekzaminim të mëtejshëm. Sidoqoftë, tromboza e dukshme nuk u gjet sipas informacionit dhe nëse ekziston ajo do të shihet pas përgjigjes së laboratorit. Ajo që u gjet ishte një sulm i vjetër në zemër dhe një edemë pulmonare dhe pjesa tjetër do të shihet histologjikisht.

63-vjeçarja shkoi në qendrën e vaksinimit në Ilion të martën pasdite, në mënyrë që të vaksinohej. Pas vaksinimit, ajo qëndroi në zonë për pesëmbëdhjetë minuta dhe më pas u largua. Pak më vonë, ajo u ndje keq dhe shkoi të ulej në një stol aty pranë parkut. Kur vendasit kuptuan që gruaja nuk po ndihej mirë, ata informuan mjekët e qendrës së vaksinimit ndërsa u thirr edhe urgjenca. Pavarësisht se iu ofrua ndihma e menjëhershme, ajo humbi jetën.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe pas informacionit që kishte nga Komiteti Kombëtar i Vaksinimit,  nuk duket se ka një lidhje midis vaksinimit dhe vdekjes së gruas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here