Google search engine
Home Lifestyle Dua Lipa do të performojë në “Brit Awards 2021”

Dua Lipa do të performojë në “Brit Awards 2021”

0
278

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa kësaj radhe do të kthehet në Britani të Madhe për të performuar në “Brit Awards 2021”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Twitter ku ndër të tjera ajo ka shkruar se po kthehet në shtëpi për të përformuar.

Një gjë e tillë shkruhet edhe në faqen zyrtare të “Brit Awards” ku Lipa ka theksuar se është e ngazëllyer për të interpretuar në ceremoninë e këtij viti.

“Unë jam aq e ngazëllyer që do të kthehem të interpretoj për të gjithë në BRIT këtë vit. Do të jetë me të vërtetë e veçantë të rikthehem në skenë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ceremonia e “Brit Award” do të mbahet me 11 maj të këtij viti, ndërsa nominimet për edicionin e këtij viti do të bëhen të ditura sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here