Google search engine
Home Politike “Ai që s’të voton ty mos i bëftë hajër vaksina”, i moshuari...

“Ai që s’të voton ty mos i bëftë hajër vaksina”, i moshuari takon Ramën pas vaksinimit në Vaun e Dejës

0
240

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër procesin e vaksinimit në bashkinë e Vaut të Dejës. Kreu i qeverisë teksa ka biseduar me të moshuarit, iu ka uruar atyre shëndet.

Ndërkohë që një prej pensionistëve ka befasuar me deklaratën e tij, ndërsa tha se ‘ai që nuk i voton juve, mos i bëftë hajër vaksina’.

Nga ana tjetër Rama i është përgjigjur se vota në këtë mes nuk ka lidhje. Kujtojmë se kryeministri është pritur edhe dje në Rrëshen me deklarata të tilla nga të moshuarit.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
E moshuara-Ramës: Shumë falemners

I moshuari-Ramës: Je i nderuar. Suksese për më tej.
E moshuara: Falemners kryeministrit prej teje.
I moshuari: Shyqyr që të pash. Ai që nuk ju voton juve, mos i bëftë hajer vaksina.
Rama: Mos thuaj ashtu, vota s’ka lidhje.
Rama: Rrini ulur, duhet të rrini gjysmë ore ulur. Respekte! Mirë çdo gjë në rregull?
E moshuara: Mirë
Rama: Me shëndet të gjithëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here