Google search engine
Home Aktualitet Vajzës së famshme të televizionit i dogjën makinën luksoze mbrëmjen e djeshme,...

Vajzës së famshme të televizionit i dogjën makinën luksoze mbrëmjen e djeshme, dalin dyshimet e rënda dhe dy pistat ku po heton policia

0
238

Mbrëmjen e djeshme në Vlorë u dogj pjesërisht makina e modeles së njohur, Françeska Jaçe. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:04, në lagjen “Pavarësia”.

Gazetari Enrik Mehmeti bën të ditur se ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, pasi mendohet se makina luksoze ‘Range Rover Velar’ është tentuar të vidhet. Sipas burimeve të policisë, automjetet luksoze kanë një sistem antizjarri që kur ndjejnë flakë në afërsi të sensorëve në pika të caktuar, hapen automatikisht.

Makina e Françeska Jaçe është nder mjetet më të shtrenjta, pasi vlera e saj shkon në mbi 50 mijë euro. Fillimisht policia mendoi për një bombë poshtë automjetit, por pas verifikimit doli që ishte vetëm një vatër zjarri, e cila dyshohet se ishte vendos qëllimisht. Dy pistat e hetuara janë ato të një tentative për zjarrvënie të qëllimshme dhe pista e dytë është ajo e tentativës për vjedhjen e makinës, e cila në tregun e automjeteve të vjedhura ka po ashtu vlerë të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here