Gazetari i njohur Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, për operacionin e Policisë dhe Prokurorisë së Elbasanit, për arrestimin e Ardian Çapjas dhe shpalljes në kërkim të vëllait të tij Florenc Çapja. Hoxha thotë se Florenc Çapja mund të jetë lënë qëllimisht të largohet nga Shqipëria. Ndërsa lidhur me arrestimin e vëllait të tij Ardianit, Hoxha shton se Ardian Çapja edhe po të lajmërohej nuk do ikte nga banesa.
“Ardian Çapja edhe po të lajmërohej nuk do ikte nga banesa. Ai ka probleme me shëndetin. Kur e ka marrë policia ka kërkuar të njëjtën gjë. Ka kërkuar ndihmë mjekësore. Nuk është dërguar në spital por janë sjellë mjekët në qelitë e paraburgimit të Elbasanit. I është dhënë ndihmë mjekësore aty. Aktualisht është nën masën e sigurisë së arrestit me burg”, shtoi Hoxha.







































