Google search engine

    “Po afrohet drita në fund të tunelit”, Manastirliu: 100 mijë të vaksinuar deri më sot në vend

    0
    226

    Plot 100 mijë qytetarë janë vaksinuar në Shqipëri që prej janarit. Shifra publikohet sot nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shprehet optimiste për procesin.

    “100 mijë të vaksinuar deri sot. 100 mijë jetë më të mbrojtura. Çdo ditë e më shpejt po afrohet drita në fund të tunelit” – shkruan ajo teksa shton se ‘Shqipëria po buzëqesh’.

    Të dielën në vendin tonë nisi vaksinimi masiv i popullsisë mbi 70 vjeç me dozat e vaksinës kineze Sinovac. 88 vaksinatorë do të shërbejnë çdo ditë në sheshin Skënderbej, ndërsa puna paralelisht vijon në qendrat e tjera shëndetësore dhe ato të posaçme të vaksinimit që funksionojnë në disa qytete.

    Ekspertet e vaksinimit, thonë se vaksina kineze Sinovac, është e sigurt. Ajo po përdoret në disa vende dhe deri më tani nuk ka raportime për problematika të shkaktuara prej saj.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here