Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, për operacionin e Policisë dhe Prokurorisë së Elbasanit, për arrestimin e Ardian Çapjas dhe shpalljes në kërkim të vëllait të tij Florenc Çapja.
“Urdhër-arrestet janë lëshuar më datë 16 mars. Kjo ka qenë një seancë sekrete në Gjykatë. Flet-arrestet kanë shkuar 10-15 minuta para mbylljes së seancës. Ato janë firmosur direkt sepse mesa duket gjykata mezi e kanë pritur.
Një person që duhet të arrestohej bashkë me bashkëshorten e tij, para se gjykata të jepte urdhër-arrestin, në orën 7 të mëngjesit, i ka hipur avionit në Rinas dhe është larguar drejt Turqisë. Kam dyshime se ata janë larguar qëllimisht atë ditë, për të mos u arrestuar. kjo është një nga dosjet më të mëdha që ekzistojnë në Shqipëri”, tha Hoxha.







































