Google search engine
Home Aktualitet Arrestimi i Ardian Çapjas/ Artan Hoxha zbulon mesazhin kërcënues që kanë marrë...

Arrestimi i Ardian Çapjas/ Artan Hoxha zbulon mesazhin kërcënues që kanë marrë gjyqtarët, bën thirrjen urgjente: Kanë ushtarë të paguar, çështja të merret në dorë nga…

0
211

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se në gjykatën e Elbasanit ka panik pas arrestimit të Ardian Çapjas dhe shpalljes në kërkim të nipit të tij, Florenc Çapja.

Hoxha shprehet për Abc Neës  se pas marrjes në mbrojtje të prokurorit të çështjes, të kërcënuar janë edhe gjyqtarët.

Gazetari thotë se të gjithë gjyqtarët kanë marrë një mesazh në telefon që të kenë kujdes.  Sipas Hoxhës kjo është çështje delikate që duhet të merret në dorë nga SPAK dh jo nga gjykata e Elbasanit.

“Prokurori i cili ka droguar kërkesën në gjykatë, është marrë në mbrojtje nga policia sepse është kërcënuar menjëherë sapo është dhënë lajmi që ai e ka bërë këtë kërkesë. Në gjykatë kë frikë tani, duhet të kishin dalë për vlerësimin e masës së sigurisë. I ka zënë paniku gjyqtarët sepse i ka vajtur mesazhi të gjithëve. Është një çështje që duhet të gjykohet ng SPAK jo në Elbasan.

Në fillim u mendua se duhet të ishin pesë urdhër arreste, por është dhënë për Ardjan Capjan dhe nipin e tij.

Të gjithë gjyqtarëve u ka vajtur një mesazh bëni kujdes. Jam kurioz se si do të zhvillohet seanca gjyqësore nesër. Janë në akuzë që nga trafiku i lëndëve narkotike. janë marrë me vrasje, vrasje me pagesë, lojëra fati, biznese të ligjshme që nga hotelet. Është një grup me rreze shumë të gjerë veprimi. Kishin ushtarë rreth vetes se kishin edhe kapacitete për ti paguar,” tha gazetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here