Arrestohen katër persona në Lezhë gjatë operacionit të koduar “Shkëmbimi”, shtetasit u kapën në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, arrestuan në flagrancë shtetasit O. K., 23 vjeç dhe E. Q., 23 vjeç, banues në Mirditë dhe i shtetasve K. Sh., 33 vjeç dhe E. Gj., 27 vjeç, banues në Skuraj, Kurbin.
Këta shtetas janë kapur gjatë operacionit, në qytetin e Rrëshenit, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.
Gjatë operacionit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.7 lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 5 aparate celularë, 1500 euro, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe 2 automjetet me të cilët udhëtonin këta shtetas.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.







































