Google search engine
Home Aktualitet Zbardhet për herë të parë momenti kur Arjan Sala vrapon për të...

Zbardhet për herë të parë momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar shokët pasi magazina u përfshi nga flakët

0
223

Ky është momenti kur Arjan Sala, vrapon për të shpëtuar kolegët e tij. Me bombol në dorë, Sala është pikasur nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare “Casa Italia”, teksa vrapon për të hyrë në magazinën e përfshirë nga flakët.

Sala nuk shihet se mban ndonjë maskë të vendosur apo veshje speciale në mënyrë që të mos prekej nga zjarri.

Sot, Sala është shpallur “Dëshmor i Atdheut”, dhe titulli po u jepet familjarëve të tij nga kryeministri Edi Rama.

Arjan Sala, 33 vjeç, babai i një vajze të mitur prej vitesh ishte punonjës security. Trupi i tij u gjet dje, 3 ditë pas zjarrit që ra tek qendra tregtare ku ai punonte. Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qendruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë dot më.

FOTO/ Zbardhet për herë të parë momenti kur Arjan Sala

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here