Vdekja e parakohshme e Bashkim Finos, reagon Lulzim Basha

0
241

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jetë të deputetit socialist Bashkim Fino.

Basha shkruan në Facebook veç të tjerash se është i bindur që  kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.

“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit. I shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here