U kap nga RENEA duke konsumuar lëndë narkotike në banesën e Ardjan Çapjas, zbulohet emri kush i arrestuari i dytë në operacionin “Krasta” sot në Elbasan

0
288

Ardi Çekani është personi që u arrestua mëngjësin e sotëm gjatë operacionit policor të koduar “Krasta” së bashku me Ardjan Çapjan, i dyshuar për vrasjen në vitin 2012 të Nezir e Gentian Beqirit.

Gazetari Elton Qyno raporton se Çekani u ndalua në momentin kur forcat RENEA kanë hyrë në banesën e Ardjan Çapjas.

Çekani po konsumonte hashash kur u arrestua dhe njëherësh policia i gjeti një sasi lëndë narkotike.Ndaj tij momentalisht është ngritur akuza e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Forcat Speciale zbarkuan në orët e mëngjesit të sotëm, 29 mars 2021, në kompleksin e banesave ku jetojnë anëtarët e fisit Çapja në periferi të Elbasanit.

Aty është vënë pranga edhe 53 vjeçari Ardian Çapja të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, ndërsa gjatë aksionit nuk pati rezistencë.Mes personave të arrestuar është dhe Çekani, që shërbente si roje pranë familjes Çapja, të cilit në momentin e ndalimit ju sekuestrua një sasi hashashi.

Për vrasjen e babë e bir vijon të jertë në kërkim Florenc Capja, nipi i Ardjanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here