U godit me thikë afër zemrës, zbardhen detajet kush është 27-vjeçari i plagosur në Durrës

0
284

Një i ri u qëllua me thikë pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se i plagosuri është 27-vjeçari Endri Nekaj . Ai është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nekaj është plagosur pranë zemrës dhe aktualisht ndodhet në reanimacion, pasi nuk e ka kaluar rrezikun.

Për ngjarjen që ndodhi rreth orës 15:50 në lagjen nr. 13, Plazh pas një konflikti, policia shoqëroi autorin e dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë, ndërsa po punohet për zbardhjen e motiveve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here