Google search engine
Home Politike Ruset me syte nga opozita/Afanasiev : Ka thyerje në raportet mes dy...

Ruset me syte nga opozita/Afanasiev : Ka thyerje në raportet mes dy vendeve, pres që situata të ndryshojë me qeverine e re

0
312

Ambasadori rus në Tiranë, Mihail Afanasiev, ka pranuar gjatë një interviste televizive se mardhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë kanë pësuar një thyerje që kur Shqipëria shpalli non grata diplomatin rus. Sipas tij, Rusia ka një shpresë se pas 25 prillit me ardhjen e një qeverie të re në Shqipëri do të rregullohen dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Sakaq, ai tregoi si një hap të parë drejt kësaj rruge faktin që vendi ynë u furnizua me doza të vaksinën ruse. “Do të tregohem i sinqertë, marrëdhëniet midis vendeve tona po përjetojnë një periudhë të vështirë. Shpresojmë që pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit autoritetet e vendit do të kenë mundësinë të trajtojnë temën e komisionit ndërqeveritar dhe më pas të mund të kthehemi së bashku në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojmë të gjitha çështjet e ngutshme të bashkëpunimit tonë. Ne kemi besim se Shqipëria do të gjejë te Rusia një partner të besueshëm dhe objektiv, parimi kryesor i politikës së jashtme të të cilit ka qenë dhe mbetet mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve të tjera. Ne nuk i diktojmë askujt si të jetojë dhe nuk japim këshilla, nëse nuk na kërkohet. Fakti që edhe Shqipëria pranoi marrjen e vaksinës ruse Sputnik pas refuzimit fillestar nga kryeministri Rama është pozitive”, u shpreh ai. Ai vuri në dukje se Rusia i ka dhënë vendin që i takon Shqipërisë, duke përmendur faktin se atje jepen leksione në gjuhën shqipe dhe turistët rusë kanë dhënë shumë për turizmin në Shqipëri. “Në dy universitete të vendit tonë studiohet gjuha shqipe, ka specialistë-shkencëtarë të shquar për rajonin e Ballkanit dhe, në veçanti, për Shqipërinë. Para pandemisë, numri i qytetarëve rusë që vizitonin Shqipërinë për qëllime turizmi rritej çdo vit e më shumë”, tha ai. Ndërkohë, ai shpjegoi se Rusia nuk ka për qëllim që të fitojë terren në luftën që po bëhet në tregun botëror për shitjen e vaksinës, ama nuk ka ndërmend të tërhiqet nga proceset e tjera që prekin Gadishullin e Ballkanit. Madje, Afanasiev deklaroi prerë se asnjë vend nuk mund ta pengojë Rusinë në këtë drejtim. “Rusia shtrihet në afërsi të Gadishullit Ballkanik, ndaj është një pjesëmarrëse e natyrshme në të gjitha proceset që ndodhin këtu, të cilat nuk mund të mos prekin interesat e saj. Çdo përpjekje për të na përjashtuar nga këto procese është e destinuar të mos ketë sukses. Ne nuk ishim iniciatorët e luftës së vaksinave, e cila, për fat të keq, lindi menjëherë, pasi Rusia njoftoi krijimin e vaksinës “Sputnik-V”. Ne nuk synojmë të marrim pjesë në këtë luftë”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here