“Një zjarrvënës i sherreve të egra dhe të pazakonta”/ Astrit Patozi del me mesazhin e veçantë të ngushëllimit për Bashkim Finon: Në këto raste ai kthehej në problem edhe për të tijët

0
240

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar mes dhimbjes së madhe për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Patozi e përshkruan Finon si një zjarrvënës të sherreve të egra dhe të pazakonta, por edhe si një njeri me një sens humori të spikatur.

“NJË ZJARRFIKËS I SHERREVE TONA TË EGRA DHE TË PAZAKONTA

Bashkim Finon do ta mbaj mend si kundërshtarin në parlament, që nuk të linte ta harroje. Pasi shfaqej vrullshëm dhe papritur herë pas here, edhe pse nuk shquhej për protagonizëm të sforcuar.

Nuk e di pse i kishte caktuar vetes një si rol gardiani, sa herë trajtoheshin tema të pushtetit lokal, pasi në ato raste kthehej në problem edhe për të tijët.

Por mendoj se ai do të kujtohet më shumë për sensin e veçantë të humorit dhe për kujdesin e vazhdueshëm për të fikur zjarre në debatin gjithmonë të ndezur të politikës sonë agresive, jo vetëm në stinë fushatash.

Sot mora vesh se Bashkimi nuk ia doli dhe mendova se ai ka lënë një zbrazëti jo të vogël në atë cepin e vet të politikës, të cilin besoj se e kishte zënë pa kapërcyer mbi të tjerët. U prehtë në paqe!”, shkruan Astrit Patozi.

“Një zjarrvënës i sherreve të egra dhe të

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here