Një pritje madhështore iu ka bërë ditën e sotme, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës në qytetin e Fierit. Simpatizantët e PD-së të cilët kanë dalë në qendër të qytetit me një banderolë gjigande ku shkruhet ‘Mirë se vjen kryeministri Basha’.
Ndërkohë makina me flamurin e PD-së, që i bien bories vazhdimisht kanë ‘pushtuar’ qytetin që prej orëve të para të mëngjesit. Bëhet me dije se Basha do të shkojë në këmbë nga zona e Sharrës në qytetin e Fierit drejt qendrës.
Kandidatët e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit janë: Eralda Tase, Sajmir Koreshi, Luan Baçi dhe Nusret Abdulla.



































