Mbërritja e dozave të para të vaksinave në Kosovë, Albin Kurti merr sot dozën e parë

0
251

Kryeministri, Albin Kurti, ditën e sotme do të marrë vaksinën kundër Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim i zyrës së kryeministrisë, ku ndër të tjera thuhet se ai do të vaksinohet në orën  16:30 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

 “Kryeministri Albin Kurti do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca – Oxford COVID-19. vendI: Salla e Sporteve “1 Tetori”, Prishtinë, koha: 16:30”, thuhet në njoftim.

Ditën e djeshmë në Kosovë, kanë mbërritur 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të marra nga mekanizimi Covax. Këto janë vetëm dozat e para të  100.800 vaksinave   AstraZeneca, që do të marrë Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here