Juristi Romeo Kara ka ndarë në rrjetet sociale një video të emisionit ‘Të paekspozuarit’ ku ka qenë e ftuar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Romeo Kara shkruan me ironi se kuzhinierja e ferrit reklamon tasqebapin si një gjellë që konsumohet nga punëtorët që punojnë shumë.
“Në minuten 84 e në vazhdim, kuzhinierja e ferrit reklamon tasqebapin si nje gjelle qe konsumohet nga punetoret qe punojne shume.
Hamendesoj, sa tasqebap do kene konsumuar ishdrejtoret e LSI-se, që punonin me shume se shume, për zhvatjen e pasurise publike.
Aq shume punonin sa edhe ministrat i lane në hije dhe me te “drejte” u quajten shpirti i LSI-se.
Mos e dhente Zoti t’i shohim prape në pushtet, se do na rritet çmimi i tasqebapit.”, shkruan Romeo Kara.



































