Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për politikën shqiptare. COVID-19 i ka marrë jetën në moshën 59-vjeçare ish-kryeministrit Bashkim Fino.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin e dhimbshëm përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. Teksa e quan të pabesueshme këtë humbje të madhe për PS, Rama njofton se në nder të kujtimit të tij aktivitetet elektorale të PS-së sot do të ndalen.
“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë.
Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruan mes dhimbjes së madhe kryeministri Edi Rama.










































