Kryesia e Kuvendit ka dalë sot me një njoftim të rëndësishëm pas lajmit të ndarjes nga jeta të deputetit të PS-së, Bashkim Fino, i cili humbi sot betejën me COVID-19.
Bëhet e ditur se ditën e sotme në pallatin e Kongreseve do të mbahen homazhe nga ora 11:00 deri në orën 15:30. Fino do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00.
“Na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes”, Presidenti Meta reagon për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos: Dhembje e madhe!
“Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino.
Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-15:30, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00”, thuhet në njoftim.



































